Kumbulla me zemër të artë

Futboll

Kumbulla me zemër të artë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Kumbulla me zemër të artë

Marash Kumbulla djaloshi 20-vjeçar që po çmend Italinë me fanelën e Romës me cilësitë e tij në fushën e blertë, tani na ka treguar që ka dhe një zemër të madhe. Mbrojtësi shqiptar ka ndihmuar Ajnin, një djalë tjetër me origjinë shqiptare i ardhur në kohët e fundit në Milano.

Mbrojtësi i Romës ka mësuar problemet e Ajnit në integrimin e tij në shkollë, ku përlotej shpesh për arsye të gjuhës që nuk e dinte, dhe për këtë arsye, shtatlarti shqiptar e ka gjetur Ajnin dhe i ka dërguar një videomesazh për ta inkurajuar dhe mbështetur vogëlushin shqiptar në këtë aventurë të re që ka në Milano dhe në Itali.

Nuk ka mbetur pa u përmendur as në mediat italiane ky gjest vlerësues nga Kumbulla ku media ʺCalciomercato.comʺ, kanë deklaruar Kumbullën si me një zemër të artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat