Refik Hoti - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Refik Hoti - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:29
Refik Hoti - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Njeriu që kontribuoi shumë dhe nuk kurseu asgjë, padyshim është edhe Refik Hoti. Ai së bashku me shumë veprimtarë sportivë nuk u ndalën asnjëherë, duke sakrifikuar gjithçka për futbollin dhe sportin e Kosovës në përgjithësi. 

Refik Hoti i takon Gjeneratës së Republikës. Në vitet e 90-ta ka qenë kryetar i klubit të futbollit Elektroekonomia nga Kastrioti, sot quhet KEK-u, duke kontribuar në çdo aspekt, që ishte shembull i periudhës së viteve të 90-ta. 

Hoti asnjëherë nuk u ndal, as nuk u dorëzua përballë kërcënimeve të milicisë së pushtuesit serb, por i grahi punës deri në pikën e fundit në shërbim të futbollit dhe të shtetit të Kosovës. 

Në atëkohë, të jesh president i një klubit dhe financues, ka qenë sikur të jesh një komandant në krye të klubit, kështu e cilësonte okupatori serb.

Hoti veproi me qetësi, ishte vizionar dhe me shumë krenari organizonte garat në kuadër të Republikës së Kosovës. 

Ai sot është krenar për kontributin që ka dhënë në ditët më të vështira dhe ishte krah i fortë i sportistëve shqiptarë në luftë kundër regjimit kriminal serb. 

Hoti është një personalitet i rrallë, një ari i sportit tonë në vitet më të rënda, jo vetëm kontribuues në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat