Rakitic: Me gjithë respektin për lojtarët e mëdhenj, Messi është i vetmi numër një

Futboll

Rakitic: Me gjithë respektin për lojtarët e mëdhenj, Messi është i vetmi numër një

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 21:45
Ivan Rakitic / Messi

Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic mendon se ish bashkëlojtari Lionel Messi, është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Argjentinasi dhe kroati ishin bashkëlojtarë për shumë vite, ndërsa në verën e kaluar, Rakitic u rikthye të Sevilla, meqenëse u njoftua se nuk ishte në planet e Ronald Koemanit.

I pyetur për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Rakitic mendon se Messi është tjetër nivel dhe i pakrahasueshëm.

“Nuk ka rëndësi kush je, ti duhet vetëm ta shohësh këtë djalë. Është tjetër nivel”.

“Me gjithë respektin për lojtarët e tjerë të mëdhenj, por ka vetëm një numër një, është Leo”, u shpreh ai.

Dy lojtarët tani luajnë në skuadra të ndryshme, por miqësia vazhdon të jetë në nivelin e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat