Juventusi mendon shitjen e Ronaldos

Futboll

Juventusi mendon shitjen e Ronaldos

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:02
Juventusi mendon shitjen e Ronaldos

Për shkak të pandemisë COVID-19, bota është përballur me një krizë të madhe financiare, e cila ka prekur edhe futbollin.

Shumë klube të mëdha evropiane kanë pasur probleme ekonomike.

Krizë financiare nuk i ka shpëtuar as klubi i madh italian, Juventus.

Si pasojë e kësaj, Juventusi është duke e shqyrtuar shitjen e Cristiano Ronaldos në verën e ardhshme.

Ndonëse do të kihste rënie në aspektin sportiv, Juventusi duket se është i detyruar ta shesë portugezin.

Dy klubet që janë duke e menduar blerjen e Ronaldos janë Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat