Xavi ngre në qiell De Jong-un

Futboll

Xavi ngre në qiell De Jong-un

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:25
Xavi ngre në qiell De Jong-un

Xavi beson se Frenkie de Jong mund të shënojë një epokë te Barcelona. Legjenda spanjolle nuk i kurseu lavdërimet për mesfushorin.De Jong u transferua në “Camp Nou” sezonin e kaluar nga Ajax. Tani, duke luajtur nën trajnerin holandez Ronald Koeman, De Jong duket se do të luajë në pozicionin e tij të preferuar, ndryshe nga sezoni i kaluar.

Akoma vetëm 23 vjeç, Xavi beson se më e mira është ende përpara te De Jong. Ai mendohet të kthehet së shpejti në Barcelonë si trajner, ndërsa është i bindur se mesfushori hollandez është i aftë të gdhendë trashëgiminë e tij në klub dhe me kombëtaren e tij, gjithashtu.

“Kur Barcelona nënshkroi me Frenkie de Jong, kjo më bëri të lumtur. I urova fat në Instagram, ai u përgjigj shumë mirë, duke thënë: Faleminderit, është një nder. Unë e konsideroj një futbollist që mund të bëjë një epokë te Barcelona, – i tha Xavi llogarisë në Instagram të Kupës së Botës 2022. – Me siguri për Hollandën do të jetë një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij në ‘Katar 2022’. Ai është ende kaq i ri. Unë mendoj se është një futbollist i jashtëzakonshëm, nuk ka frikë të marrë topin në zona që e bëjnë të vështirë kthimin. Është një lojtar kaq i mirë.

Padyshim, Barcelona kërkon që lojtarët të jenë në një nivel të shkëlqyeshëm, përndryshe gjithmonë ka kritika. Kur arrini te Barcelona duhet t’i bëni llogaritë mirë, sepse atje luan Messi, Griezmann, Pique, Busquets, Ter Stegen. Pra, lojtarët më të mirë në botë janë në ekipin tuaj. Natyrisht, ju duhet kohë për t’u përshtatur me një kulturë tjetër, gjuhë tjetër. Ishte gjithashtu e vështirë për mua, edhe për Iniesta, kur ishim më të rinj, 20-23 vjeç. Është e vështirë në një klub të madh të bësh ndryshimin.

Frenkie de Jong është Frenkie de Jong. Ai nuk ka asnjë lidhje me Iniesta, me mua apo me Busquets. Është krejt ndryshe. Ai është një lojtar shumë i aftë dhe do të jetë lideri i kësaj gjenerate të lojtarëve hollandezë. Frenkie është i aftë të organizojë një ekip nga mesfusha dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Gjithçka varet nga ai. Hollanda kishte fatin e keq që nuk u kualifikua në Botërorin e fundit, por tani ka një brez lojtarësh që janë me të vërtetë të mirë dhe mund të arrijnë gjëra të mëdha, pa dyshim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat