Dy futbollistë të Lushnjes infektohen

Futboll

Dy futbollistë të Lushnjes infektohen

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:27
Dy futbollistë të Lushnjes infektohen

Dy lojtarë të Lushnjës janë konfirmuar me “COVID-19” dhe dyshohen se janë infektuar edhe dy të tjerë. Situata nuk është aspak e qetë te verdhejeshilët dhe sidomos kur dihet që vetëm nesër do t’u duhet që të zbresin në fushë për të luajtur kundër Tomorit për llogari të javës së 3-të të Kategorisë së Parë.

“Panorama Sport” raporton se bëhet fjalë për kapitenin Dionis Musaku dhe mbrojtësi Adriatik Basha. Fillimisht u tha se ishin të dëmtuar, por ndryshe paraqitet situata. Ata janë të karantinuar dhe për 2 javë nuk mund të lëvizin nga shtëpia. E megjithatë, stresi thellohet pasi janë në pritje të përgjigjes së tamponit edhe mesfushorët Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku. E gjithë kjo situatë ia komplikon ndjeshëm llogaritë edhe Ilir Gjylës.

Kur dihet që ka disa mungesa prej dëmtimeve, listës i shtohen edhe të prekurit nga virusi. Fizioterapisti i skuadrës, Arsid Prifti ka shpjeguar situatën e secilit dhe njofton se sot në mbrëmje do të vijë përgjigjja për dy të dyshuarit.

“Mbrojtësi Adriatik Basha është pozitiv, presim të mbarojë karantinimin, që të kthehet pranë ekipit. Kapiteni Dionis Musaku ka rezultuar pozitiv dhe është në karantinim 14-ditor. Për mesfushorët Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku presim përgjigjen e tamponit sot në mbrëmje”, u shpreh fillimisht fizioterapisti, që po kryen edhe rolin e mjekut të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat