Broja shqetëson...

Futboll

Broja shqetëson...

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:43
Broja shqetëson...

Armando Broja mori shume minuta, në dy sfidat në transfertë që zhvilloi kombëtarja shqiptare ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në muajin tetor, megjithatë këtë herë ai u largua shumë shpejt nga grumbullimi i kuqezinjëve për shkak të problemeve fizike duke mos qenë prezent në dy takimet që Shqipëria fitoi në Nations League ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Gjithsesi duke iu referuar lajmeve të fundit që vinë nga mediat holandeze sulmuesi i talentuar i cili në këtë sezon është huazuar nga Chelsea te Vitesse, do të jetë gati për përballjen e kësaj fundjave ndaj Groningen, pasi i ka lënë pas problemet fizike.

Një rikuperim në kohë rekord i Brojas që lë dyshimin se mund të ketë pas ndonjë fërkim mes sulmuesit dhe trajnerit Reja për atë largim të papritur nga grumbullimi i kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat