Synojnë talentin Camavinga!

Futboll

Synojnë talentin Camavinga!

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Synojnë talentin Camavinga!

Juventus vazhdon të monitorojë me sukses talentin e Rennes, Eduardo Camavinga. 18-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit dhe bardhezinjtë janë pozicionuar mirë për të përfituar të parët gjatë merkatos së verës.

Marrëdhënjet mes klubeve janë shumë të mira, sidomos pas huazimit të Ruganit te ekipi i drejtuar nga Julien Stephan.

Francezët e vlerësojnë futbollistin 50 milionë Euro, shifër që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të shpenzojnë.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, për të arritur te mesfushori mund të shfrytëzojnë pikërisht kartën Rugani, i cili tashmë është pjesë e Rennes në huazim, për të arritur te Camavinga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat