Amir Rrahmani pozitiv në COVID-19

Futboll

Amir Rrahmani pozitiv në COVID-19

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:00
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është testuar pozitiv në COVID-19.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, me t’u rikthyer te Napoli, është testuar për COVID-19.

Skuadra e Napolit, ka lëshuar një komunikatë, duke bërë të ditur se Rrahamni ka dalë pozitiv në testimet e bëra.

Tutje ceket se Rrahmani nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë, dhe është dërguar në izolim.

Rrahmani ka qenë i grumbulluar te Kosova për ndeshjet e nëntorit.

Në sfidën e fundit ndaj Moldavisë, ai u detyrua të largohet më herët nga loja, shkaku i një lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat