Mblidhet federata gjermane, diskutohet e ardhmja e Joachim Löw

Futboll

Mblidhet federata gjermane, diskutohet e ardhmja e Joachim Löw

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Joachim Löw

Përkundër faktit se menjëherë pas humbjes nga Spanja Löw mori mbështetje nga federata gjermane, vendimi i kësaj të fundit duket të mos ketë qenë definitiv.

Kjo pasi, siç shkruan tabloidi gjerman “BILD”, federata gjermane momentalisht është duke mbajtur një takim.

Gjithnjë sipas medias në fjalë, aty po flitet për të ardhmen e Joachim Löw, karrigia e të cilit ka filluar të lëkundet pas humbjes historike nga “La Furija Roja”, 6-0 në mesjavë, në kuadër të xhiros së fundit të edicionit në Ligën e Kombeve.

Lajmi veçse ka bërë bujë në të gjitha mediat e huaja, ndërsa sonte pritet të ketë një vendim sa i përket kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat