Cagliari në telashe para Juves

Futboll

Cagliari në telashe para Juves

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Cagliari në telashe para Juves

Lajme aspak pozitive për trajnerin e Cagliarit, Eusebio Di Francesco, që do të duhet të përgatisë ndeshjen e fundjavës ndaj Juventusit, pa dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, uruguaianët Diego Godin dhe Nahitan Nandez.

Të dy ishin të impenjuar në eliminatoret e Kupës së Botës me Uruguain dhe u rikthyen dje në Sardernja, ku iu nënshtruan menjëherë tamponëve, ashtu siç e parashikon edhe protokolli i miratuar nga autoritetet shëndetësore italiane.

Kështu 34-vjeçari Diego Godin rezultoi i prekur nga koronavirusi, ndërsa mesfushori Nahitan Nandez rezultoi negativ, por duke qenë se ka udhëtuar bashkë me ish mbrojtësin e Interit, është vendosur në izolim, si masë paraprake sigurie.

Ka qenë vetë klubi i Cagliarit që ka dhënë lajmin nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ka sqaruar se asnjëri prej uruguaianëve nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Juventusit, ndërsa Nandez mund t’i bashkohet grupit të hënën, nëse do të rezultojë negativ edhe në testet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat