Ferizaj si shumë herë skuqet nga turpi, iu kthye stërvitjeve! A po lëkunden aksionarët?

Futboll

Ferizaj si shumë herë skuqet nga turpi, iu kthye stërvitjeve! A po lëkunden aksionarët?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 20:33
Ferizaj si shumë herë skuqet nga turpi, iu kthye stërvitjeve! A po lëkunden aksionarët?

Në bojkot, u kthyem në stërvitje, nuk stërvitemi, kjo është neveritëse! "Po, iu kemi kthyer stërvitjeve", tha një burim brenda klubit për gazetën kombëtare "Bota sot".

I morëm, s’i morëm rrogat, kjo është faqja më e zezë e një klubit që tash e sa vite ballafaqohet.
Vetëm pak me pas ndërgjegje, nëse futbollistët nuk kanë dalur në stërvitje për shkak të rrogave, atëherë përse po rrini aty në klub? 

Pak ka rëndësi se kush janë aksionarët, por nëse nuk janë të zotët me drejtuar një klub, rruga e mbarë iu qoftë! Ose gjykojeni veten, pse nuk po mundeni? Ose gjeni fajtorin kush po bën hile dhe largojeni nga klubi!

Ferizaj nuk është as klub i lagjes, as i katundit, dhe as një bjeshkë e madhe, por një qytet i dyti më i fuqishëm financiarisht në Kosovë. Sot temë diskutimi, bojkoti, shkak rroga dhe u kthyem në stërvitje! 
Marre, nuk ka tjetër shprehje për këtë punë!

Lere që kanë rënë në Ligën e Parë të Kosovës dhe renditen në vend të shtatë me 11 pikë pas 10 jave, por edhe futbollistët futen në bojkot, jo prej qejfit por prej zorit! Sepse edhe futbollisti ka familje, edhe ai do me ngrënë për faktin se jeton nga rroga!

Askush më nuk luan për sy të maçorrit dhe as që po vije ndonjë gocë e bukur mi pa, me u frymëzuar dhe me u kallëzuar se është dikushi,. 

Por e do rrogën dhe kushtet, jo të futen në bojkot! Kësaj nuk i thonë keqardhje, por turp përtej turpit dhe të gjithë ata që janë pjesë udhëheqësisë të këtij klubi, të ulen, të mendojnë dhe të shtrojnë pyetjen vetes:  Ku jemi? Ose jepni dorëheqje, se nuk e keni me tapi!

Flitet e përflitet se ka edhe të tjerë që duan të futen në klub nëse këta që janë brenda nuk mund t’i dalin zotë kësaj pune. Klubi është i qytetit, i privatizuar dhe meriton t’i kthehet dinjiteti, jo të bëhet objekt i talljes apo edhe i dhimbshëm për shumë qytetarë! 

Po ky Ferizaj, nuk e meriton këtë mallkim! Merre me mend as stadium nuk kanë si duhet, kjo është çmenduri!

Stadium nuk kanë!  A po lëkundet aksionarët? Nëse po, le të tregojnë, në se jo le të forcohen dhe  të reagojnë, fundja mos e lini klubin as në tokë dhe as në qiell. Kur futen lojtarët në bojkot, kjo është dëshmi e qartë: Nuk jeni në tokë të bukës. Mos e bieni punën me iu thënë qytetarët: Marre iu koftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat