Pirlo: Kampionati fillon nga tani, këtë gjë nuk mund të bëjmë më

Futboll

Pirlo: Kampionati fillon nga tani, këtë gjë nuk mund të bëjmë më

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:07
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit.

Pirlo ka thënë që nga nesër deri për Krishtlindje, bardhezinjt i presin plot 10 ndeshje për t’u zhvilluar, që konsiderohen finale.

“Cagliari? Është një skuadër shumë e mirë, që stërvitet nga një trajner i mirë gjithashtu. Di Francesco ka sjellë shumë entuziazëm dhe një zhvillim mjaft të mirë të lojës”.

“10 ndeshje deri për Krishtlindje? Do të jetë një rrugëtim mjaft i rëndësishëm dhe duhet ta nisim mbarë që nga sfida e nesërme. Koha e eksperimenteve dhe e adaptimit ka përfunduar, ndaj mendoj se tani fillon kampionati për neve”.

“Barazimi ndaj Lazios? Atje kemi bërë një ndeshje të mirë dhe është një mëkat që nuk e mbyllëm ndeshjen, e në fund lamë dy pikë. Nuk duhet të bëjmë një gol dhe ulim ritmin, por të provojmë të mbyllim sa më shpejt ndeshjet”.

“De Ligt dhe Sandros? Janë mirë që të dy. De Ligt kishte disa ditë që stërvitej me ne, por prisnim miratimin e ortopedit për ta përfshirë në grup dhe tani çdo gjë është gati. Alex Sandro është stërvitur me grupin vetëm këtë javë dhe do t’i duhen disa ditë të gjejë ritmin e duhur, por është gati nëse do të kemi nevojë për të”.

“Morata? Alvaro është shumë i fortë, ndaj edhe e kemi marrë. Kohët e fundit i kishte munguar vazhdimësia e besimi, të cilat i ka gjetur te ne dhe po tregon veten plotësisht në fushën e lojës”, ka thënë Pirlo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat