“Koha e përshtatjes ka mbaruar, tani fillon kampionati për Juventusin”

Futboll

“Koha e përshtatjes ka mbaruar, tani fillon kampionati për Juventusin”

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:42
Juventus

Trajneri Andrea Pirlo ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj sardëve të Cagliarit, ku ka provuar menjëherë të karikojë të tijtë, duke theksuar e koha për eksperimente ka përfunduar se se tani starton kampionati i vërtetë për Juventusin.

Nga përballja e nesërme deri për Krishtlindje, bardhezinjtë i presin plot 10 ndeshje për t’u zhvilluar, ndërsa tekniku Pirlo “fërkon duart” pasi ka thuajse të gjithë futbollistët në dispozicion dhe kërkon angazhim maksimal duke nisur nga ndeshja e “Allianz Stadium”.

Cagliari – Është një skuadër shumë e mirë, që stërvitet nga një trajner i mirë gjithashtu. Di Francesco ka sjellë shumë entuziazëm dhe një zhvillim mjaft të mirë të lojës, ku spostohen si në rreshtimin me 4 ashtu edhe atë me 3. Kanë në përbërje futbollistë me eksperiencë, ndaj do të jetë e vështirë, por ne do të synojmë marrjen e tre pikëve, si objektivi i vetëm për këtë sfidë.

10 ndeshje deri për Krishtlindje – Do të jetë një rrugëtim mjaft i rëndësishëm dhe duhet ta nisim mbarë që nga sfida e nesërme. Koha e eksperimenteve dhe e adaptimit ka përfunduar, ndaj mendoj se tani fillon kampionati për neve. Kam pasur mundësinë të punoj me një grup shumë të disponueshëm ndaj dialogut dhe ndryshimeve taktike, ndaj besoj se tani jemi gati të tregojmë veten në fushën e lojës. Që nesër dua të shoh një skuadër që kërkon të marrë me çdo kusht rezultatin dhe tregon karakter.

Barazimi ndaj Lazios – Atje kemi bërë një ndeshje të mirë dhe është një mëkat që nuk e mbyllëm ndeshjen, e në fund lamë dy pikë. Nuk duhet të bëjmë një gol dhe ulim ritmin, por të provojmë të mbyllim sa më shpejt ndeshjet.

Rikuperimi i De Ligt dhe Alex Sandros – Janë mirë që të dy. De Ligt kishte disa ditë që stërvitej me ne, por prisnim miratimin e ortopedit për ta përfshirë në grup dhe tani çdo gjë është gati. Alex Sandro është stërvitur me grupin vetëm këtë javë dhe do t’I duhen disa ditë të gjejë ritmin e duhur, por është gati nëse do të kemi nevojë për të.

Forma e Moratës – Alvaro është shumë i fortë, ndaj edhe e kemi marrë. Kohët e fundit i kishte munguar vazhdimësia e besimi, të cilat i ka gjetur te ne dhe po tregon veten plotësisht në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat