Rashica flet pas sfidës me Bayernin: Lojë e ashpër

Futboll

Rashica flet pas sfidës me Bayernin: Lojë e ashpër

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 19:04
Rashica flet pas sfidës me Bayernin: Lojë e ashpër

Bayern Munih dhe Werder Bremen kanë ndarë pikët në duelin e sotëm në kuadër të javës së tetë në Bundesliga.

Dy skuadrat gjermane kanë ndarë pikët pasi luajtën 1:1 pas 90 minutave lojë në “Allianz Arena”.

Milot Rashica ishte i pranishëm në fushë për Bremenin që nga minuta e parë, por që u zëvendësua në minutën e 90-të.

Ylli i Kosovës pas ndeshjes ka postuar në rrjetin e tij social “Twitter” një fotografi të ndeshjes me një mbishkrim.

“Lojë e ashpër dhe luftë e madhe sot”, ka shkruar futbollisti vushtrrias.

Miloti u vlerësua me notën 6.7 në takimin e sotëm të skuadrës së tij ndaj gjigandit të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat