Sheremet Isufi: Në KF Trepça, ata që e meritojnë dhe jo ata që prind i kanë biznesmenë

Futboll

Sheremet Isufi: Në KF Trepça, ata që e meritojnë dhe jo ata që prind i kanë biznesmenë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:27
Sheremet Isufi: Në KF Trepça, ata që e meritojnë dhe jo ata që prind i kanë biznesmenë

Ish sulmuesi më i mirë në 20 vitet e pas luftës në Kosovë, Sheremet Isufi, aktualisht kryetrajner i skuadrës me renome të futbollit Trepça nga Mitrovica,  ka thënë se “Në KF Trepça, ata që e meritojnë dhe jo ata që prind i kanë biznesmenë”. 

"Kompania Nartel" e cila është larguar nga sponzorizimi i KF Trepça, ka lëshuar akuza të rënda edhe kundër trajnerëve  të KF Trepça.

Mirëpo, rreth kësaj  ka reaguar edhe trajneri i KF Trepça Sheremet Isufi, transmeton “Mitrosport”.

”Është e vërtet  që kompania në fjalë e  ka ndihmu me një shumë  simbolike klubin, por ne trajnerët kemi përgjegjësi për skuadrën dhe pronari i "Kompanisë Nartel" ka menduar që  djali i  tij duhet të jetë në formacion të parë dhe është shumë gabim nëse ka mendu ashtu. 

Djali është i urtë,  i edukuar por nuk është për ekipin e  parë, madje nuk është as për 18-she. 

Nëse ka menduar zotëria që me paratë që ka kontribu për klub me një shumë simbolike mundet  me vendos për formacion e ka gabu adresën dhe po ashtu të gjithë ata që mendojnë si ai janë në adresën e gabuar", tha Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat