Ronaldo lidhet me një rikthim te Real Madridi, drejtori sportiv i Juventusit sqaron të ardhmen e portugezit

Futboll

Ronaldo lidhet me një rikthim te Real Madridi, drejtori sportiv i Juventusit sqaron të ardhmen e portugezit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:50
Cristiano Ronaldo

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka folur për të ardhmen e sulmuesit të tyre, Cristiano Ronaldo.

Emri i yllit portugez ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit duke u lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi.

Përveç këtyre skuadrave, ditëve të fundit është përfolur edhe një rikthim i Ronaldos në Santiago Bernabeu.

Sipas gazeta Marca që sugjeroi sot (e shtunë) që Ronaldo mund të jetë duke kërkuar një ribashkim me Real Madrid.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ka mohuar një largim të lojtarit nga Torino.

“Çdo ditë lojtarët tanë lidhen me klube të ndryshme, kështu që ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje”, ka thënë Paratici. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat