Tërhiqet “i çmenduri” i futbollit

Futboll

Tërhiqet “i çmenduri” i futbollit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:33
Tërhiqet “i çmenduri” i futbollit

Giampaolo Pazzini është tërhequr nga futbolli i luajtur.

Sulmuesi e ka bërë publike lamtumirën e tij, pas 17 sezonesh, me një postim të gjatë në Instagram.

“Përshëndetje futboll, kanë kaluar më shumë se 30 vite qëkur jemi njohur”, ka shkruar “Pazzo” (I çmenduri), që në sezonin e kaluar ka luajtur te Verona.

“Isha një fëmijë herën e parë që kam shtrënguar një top mes duarve dhe nga ai moment është bërë një mik i pandashëm për mua”.

“Isha një fëmijë si shumë të tjerë, me një jetë përpara dhe mijëra ëndrra në sirtar që shpresonte të bëhej një ditë një futbollist i Serisë A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat