Pique mungon 4 deri në 6 muaj

Futboll

Pique mungon 4 deri në 6 muaj

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 06:48
Gerard Pique

Pique nuk arriti ta mbyllë ndeshjen e sotme përballë Atletico Madridit.

Ai u largua në minutën e 62′, pas një ndërhyrjeje që pësoi nga Correa, gjatë një dyluftimi për top.

Veterani katalunas u deshë të zëvendësohej menjëherë, me ç’rast ia liroi vendin mbrojtësit tjetër të Barças, Dest.

Ndërkaq, para pak çastesh, siç shkruan portali “Sport”, i afërt me klubin, 33 vjeçari pritet të mungojë në katër deri gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjithsesi, mbetet të shihet më vonë edhe komunikata zyrtare e stafit mjekësor, e cila pritet të dalë pas egzaminimeve më të hollësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat