Rrebesh gola në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina gjunjëzon rivalin e vjetër

Futboll

Rrebesh gola në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina gjunjëzon rivalin e vjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Prishtina

Rrebesh gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, gjithsej 6 gola, Prishtina gjunjëzon me rezultat 4:2 rivalin e vjetër, Trepçën ’89 nga Mitrovica.

Prishtina tregon lojë më të mirë dhe në bazë të rasteve ka mundur të fitojë edhe më bindës.

Në minutën e 12-të, Sabien Lilaj u tregua i saktë nga penalltia, ndërsa Kryeziu dyfishon rezultatin (2:0) në minutën e 27-të.

Në fund të pjesës së parë, mitrovicasit ngushtojnë rezultatin në 2:1 falë golit të Sie.

Në minutën e 63-të, Besnik Krasniqi realizon gol të bukur dhe për 3:1. 

Pas tre minutave (66′),  Mankenda dinak, thellon epërsinë në 4:1. 

Në minutën e 71-të, Arbnor Muja ngushton humbjen në 4:2. Prishtina ka treguar lojë të mirë dhe kjo fitore iu jep qetësi në krye me trajnerin Zekirija Ramadani.

Pas javës së 13-të, Ballkani kryeson me 29 pikë, Prishtina renditet në pozitën e katërt me 18 pikë dhe Trepça ‘89’  zë vendin e 8-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat