Ditë e keqe për Berishën, Zenelin dhe Celinën në Francë

Futboll

Ditë e keqe për Berishën, Zenelin dhe Celinën në Francë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja Dijon - Lens

Reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina, me ekipet e tyre patën ditë të keqe sot në elitën e futbollit francez. 

Berisha u paraqit standard, ndërsa Zeneli nga minuta e 78-të për Reims-in. 

Reims si vendas pëson humbje me rezultat 1:0 nga Nimes, në kuadër të javës së 11-të. Berisha u ndëshkua me karton të verdhë 8 minuta pa përfunduar takimi. 

Ripart në minutën e 62-të shënon nga penalltia për fitoren e Nimes.  Reims renditet në vend të 17-të me 9 pikë, ka dy pikë me pak se Nimes që ngrihet në pozitën e 15-të.

Dijon si vendas mposhtet me rezultat 1:0 nga Lens-i. 

Futbollisti Bersant Celina u paraqit titullar por nuk arritën që të ndalin një pikë, po ashtu ende nuk e kanë shijuar fitore e parë, nga 11 ndeshje kanë 4 barazime e 7 humbje, duke u renditur në fund të tabelës me 4 pikë.

Futbollisti Kalimuendo në minutën e 23-të shënon për fitoren e Lens-it. Lens zë vendin e nëntë me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat