Januzaj asiston për fitoren e Sociedadit

Futboll

Januzaj asiston për fitoren e Sociedadit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:31
Januzaj asiston për fitoren e Sociedadit

Futbollisti nga Kosova, Adnan Junuzaj, është më i merituari për fitoren e Sociedadit në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Cadiz-it.

Në minutën e 66-të, Januzaj ashtu si di ai, harkon me mjeshtri dhe Isak me kokë realizon për fitoren e madhe. 

Januzaj ka treguar lojë shumë të mirë, i cili u zëvendësua në minutën e 74-të. 

Sociedad përforcon kreun me 23 pikë pas 10 jave në Kampionatin e Spanjës, ndërsa Cadiz bie në pozitën e 6-të me 14 pikë.

Januzaj është në formë të mirë dhe dëshmia më e mirë është edhe asistimi tij për fitoren e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat