Kryeziu: Shpresoj mos të ndalemi me Prishtinën

Futboll

Kryeziu: Shpresoj mos të ndalemi me Prishtinën

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 19:05
Kryeziu: Shpresoj mos të ndalemi me Prishtinën

Futbollisti i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, është i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, me rezultat 4:2 ndaj Trepçës '89 nga Mitrovica, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.

"Përveç golit që shënova dhe që më gëzoi shumë, po ashtu pata edhe tre raste tjera që i humba, por më së shumti më gëzon fakti që fituam.

Besoj të na ecën edhe në të ardhmen me fitore dhe shpresoj mos të ndalemi më. Uroj bashkëlojtarët si për fitoren, po ashtu edhe për paraqitjen e mirë", tha Kryeziu për faqen e FC Prishtina.

Prishtina aktualisht renditet në vend të katërt me 18 pikë, por ka një takim me pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat