Camaj apo shqiptari që po shkëlqen në Hungari

Futboll

Camaj apo shqiptari që po shkëlqen në Hungari

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:30
Camaj apo shqiptari që po shkëlqen në Hungari

Edhe pse ende është duke pritur golin e parë në fanellën e skuadrës hungarez Kisvarda, Driton Camaj është bërë i pazëvendësueshëm te ekipit nga “Varketi” për një kohë të shkurtër.

Ish futbollisti i Buduçnostit nga Podgorica, Iskrës nga Danillovgradi, Deçiq nga Tuzi dhe Llovçenit nga Cetinja, ka pasur një shfaqje shumë të mirë mbrëmë në fitoren ndaj Paks-it (3:1), ku e solli ekipin e tij vendin e dytë në tabelë, pas Ferecnvaros-it, ka shkruar media malazeze “Vijesti”. 

Camaj asistoi dy herë.

"Unë jam i kënaqur që luajta një ndeshje cilësore dhe u zgjodha si lojtari i ndeshjes, sepse kjo do të thotë shumë për mua sa i përket vetëbesimit", tha 23-vjeçari Camaj.

"Unë jam i lumtur në klubin e ri dhe po bëj më të mirën time. Ne jemi në vendin e dytë në tabelë, menjëherë pas Ferencvaros-it, kemi tre fitore rresht. Shpresoj të vazhdojmë në këtë ritëm”, - përfundoi Camaj.

Ferencvaros udhëheq tabelën me 23 pikë, ka katër më shumë se Kisvarda që zë vendin e dytë pas 11 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat