Leicester City nuk i reziston Liverpoolit

Futboll

Leicester City nuk i reziston Liverpoolit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 22:05
Leicester City nuk i reziston Liverpoolit

Leicester City nuk i reziston kampionit në fuqi, Liverpoolit, duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Anfiled”.

Në minutën e 21-të, Evans duke dashur që të shmang rrezikun, me kokë shënon autogol, 1:0.

Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Jota dinak, me kokë godet bukur duke e plasuar topin në këndin e majtë, 2:0.

Image

Në minutën e 86-të, Firmino nga rreth 8-9 metra godet me kokë duke e fërfëlluar topin në këndin e djathtë, 3:0.

Pas javës së 9-të, Tottenham kryeson renditjen me 20 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 20, Chelsean 18, Leicester Cityn me 18 pikë etj.

Image

Për Liverpoolin është fitorja e 6, ka 2 barazime dhe 1 humbje, ndërsa Leicester City ka 6 fitore e 3 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat