Milito shpjegon arsyet e largimit nga Racing: Nuk ndaja të njëjtat ide me presidentin

Futboll

Milito shpjegon arsyet e largimit nga Racing: Nuk ndaja të njëjtat ide me presidentin

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:16
Milito shpjegon arsyet e largimit nga Racing: Nuk ndaja të njëjtat ide me presidentin

SHARE

 

TWEET

 

SHARE

 

EMAIL

 

KOMENTE

Download WordPress Themes and plugins.

Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.

Ish sulmuesi i Interit, Diego Milito nuk është më në potin e Sekretarit teknik të klubit argjentinas, Racing di Avellaneda. Lajmin e ka dhënë vetë 41-vjeçari nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Si arsyen kryesore që e bëri të japë dorëheqjen, Milito jep faktin se së fundi vija e drejtimit të presidentit të klubit, është tërësisht kundër ideve të ish sulmuesit dhe në këtë mënyrë e ka pasur të pamundur të vijojë punën.

“Sot jam zgjuar me idenë se duhet të flas me tifozët e Racing, të cilët meritojnë të dinë çfarë ka ndodhur këtë javë. Km marrë vendimin për të mos vazhduar me postin e Sekretarit Teknik të klubit, me një motiv të qarta, pasi nuk ndaj të njëjtën ide dhe të njëjtin model me presidentin, për mënyrën e drejtimit.Nuk kam asgjë personale me presidentin Victor, të cilin vijoj ta respektoj shumë, por ai ka idetë e tij dhe natyrisht edhe fuqinë për t’i vënën në zbatim, pasi është zgjedhur nga Këshilli Administrativ i klubit. Në tre vitet e fundit jam angazhuar maksimalisht për të transformuar klubin në nivelin e profesionalizmit dhe mendoj se diçka të mirë kemi bërë”, tha ndër të tjera Milito.

Argjentinasi 41-vjeçar ishte ai që spikati edhe cilësitë e Lautaro Martinez, të cilit pasi i dha mundësinë të debutonte me Racing, i dha një dorë edhe për t’u transferuar te Interi, ku ka nisur edhe sezonin e tretë me fanellën zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat