​Klopp tregon se kur do të rikthehet Mohamed Salah

Futboll

​Klopp tregon se kur do të rikthehet Mohamed Salah

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:03
Jurgen Klopp

Ylli i Liverpoolit Mohamed Salaha do të rikthehet në stërvitje me Liverpoolin sot pasi rezultoi negativ në testin për coronavirus, ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.

Salah mungoi në fitoren e Liverpoolit me rezultat 3-0 ndaj Leicester Cityt pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.

"Kam degjuar që tashmë ka rezultuar negativ dhe mendoj që prej tani ai është në një gjendje normale. Nesër do t'i kemi testet për Ligën e Kampionëve nga UEFA dhe ai do të jetë aty.", tha Klopp.

"Tani Salah mund të stërvitet me ne dhe do t'iu nënshtrohet edhe dy testeve të tjera, ashtu sikur e gjithë skuadra", deklaroi tekniku gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat