Solskjaer mirëpret rikthimin e Greenwood

Futboll

Solskjaer mirëpret rikthimin e Greenwood

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:55
Ole-Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole-Gunnar Solskjaer, beson se me rikthimin e talentit Mason Greenwood  do të përmirësohet ekipi i tij.

Greenwood i cili nuk luajti në dy ndeshjet e fundit kundër Everton dhe West Brom, ka pasur një fillim të vështirë këtë sezon nga lëndimet.

“Mezi presim të shohim Mason të gatshëm përsëri, shpresoj që do të bëj sërish atë që bëri sezonin e kaluar”, tha menaxheri i “Red Devils”.

“Ne duhet të përmirësohemi, duhet të kemi më shumë ritëm në lojën tonë dhe t’i konkretizojmë rastet që kemi. Kemi kualitet dhe duhet që gjërat ti bëjmë më të thjeshta nëse duam të fitojmë lojë”, tha norvegjezi.

Përndryshe, Manchester United qëndron në pozitën e 10-të në tabelë me 13 pikë, ndërsa lojën e ardhshme udhëton tek Southampton në kuadër të xhiros së nëntë të Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat