​Leo Messi po e pret këtë trajner te Barcelona për të vazhduar qëndrimin në "Camp Nou"

Futboll

​Leo Messi po e pret këtë trajner te Barcelona për të vazhduar qëndrimin në "Camp Nou"

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:32
Messi

Përkundër shumë thashethemeve mbi të ardhmen e tij, Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe sipas të besuarit Sique Rodríguez nga "Carrusel Deportivo", ai do ta bëjë këtë vetëm nëse Xavi bëhet menaxheri ardhshëm i Barcelonës.

Sigurisht, klubi në të vërtetë nuk po i fsheh përpjekjet e tij për të rikthyer legjendën Katalanase në "Camp Nou" në rolin menaxherial por deri më tani, Xavi nuk ishte i gatshëm të angazhohej. Arsyet zyrtare deri më tani kanë qenë mungesa e përvojës dhe pasigurisë në aftësitë e tij, por në një të ardhme të afërt, 2021/22, gjërat mund të ndryshojnë.

Eshtë e panevojshme të thuhet, Messi mund të bindet vetëm nga një projekt i mirë sportiv. Në fund të fundit, ai dëshiron të fitojë dhe të jetë në një ekip fitues dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Sigurisht, besnikëria e tij vështirë se mund të vihet në dyshim, por ka disa kufij.

Sidoqoftë, me Xavin që mund ta drejtojë ekipin në një të ardhme të parashikueshme, argjentinasi do të ishte më se i lumtur të qëndronte me "Blaugranët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat