Anthony Taylor do të udhëheqë ndeshjen Inter-Real Madrid

Futboll

Anthony Taylor do të udhëheqë ndeshjen Inter-Real Madrid

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:39
Anthony Taylor

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari anglez, Anthony Taylor, do të udhëheqë derbin e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve, në mes të Inter dhe Real Madrid.

Ndeshja zhvillohet ditën e mërkurë në ora 21:00, dhe përkrah Taylor do të jenë asistentët Gary Bewswick dhe Adam Nunn.

Inter do të tentojë fitoren, pas humbjes në që pësoi në Madrid ku shpesh herë pati edhe përleshje nga lojtarët.

Real qëndron në pozitën e tretë në grup me katër pikë, ndërsa Inter në pozitën e katërt me dy pikë.

Interit pritet t’i mungojnë lojtarë si: Brozovic (COVID-19), Kolarov (COVID-19), Vecino (Lëndim në muskuj).

Ndërsa tek Real Madrid mungojnë: Karim Benzema (Lëndim në muskuj), Casemiro (COVID-19), Jovic (COVID-19), Militao(Lëndim në muskuj), Odriozola, Ramos (Lëndim në kofshë), Valverde (Lëndim i këmbës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat