Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Futboll

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Merih Demiral

Qendërmbrojtësi Merih Demiral ka pësuar lëndim muskulor dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.

Turku do t’i mungojë Juventusit kundrë Ferencvaros në Ligën e Kampionëve dhe Beneventos në kuadër të Seria A.

Demiral pësoi lëndim në fitoren 2:0 kundër Cagliarit të dielën, dhe zonja e vjetër njoftoi që i nevojiten 10 ditë që të rikuperohet.

“Koha e rikuperimit është 10 ditë, mbrojtësi turk do të mungoi dy ndeshjet e ardhshme”, njoftoi skuadra e Juventusit.

“Do te jetë i gatshëm kundër Dinamo Kievit në kuadër të Ligës së Kampionëve më 2 dhjetor”.

Demiral iu bashkua grupit, me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellinit, të gjithë nga reparti defensivë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat