Pirlo është faktori kyç për qëndrimin e Ronaldos

Futboll

Pirlo është faktori kyç për qëndrimin e Ronaldos

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:31
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, thuhet të jetë faktori kryesor për qëndrimin e Cristiano Ronaldos.

Shumë spekulime pati ditët e fundit në lidhje me te ardhmen super yllit portugez, Cristiano Ronaldo, që e lidhnin atë me një largim nga “Bianconerët” në fund të këtij sezoni.

Sipas “Tuttosport”, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë edhe më tej tek Juve dhe arsyeja është raporti i mirë me trajnerin Pirlo.

Edhe Drejtori Sportiv i kampionëve italian, Fabio Patrici, insistoi se e ardhmja e portugezit është në Torino.

“Mund tju siguroj se e ardhmja e tij, është këtu. Natyrisht se lajme ka çdo ditë, por ne nuk ju kushtojmë rëndësi atyre”, deklaroi Patrici për “DAZN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat