Manchester City e planifikon Lukakun si zëvendësues të Agueros

Futboll

Manchester City e planifikon Lukakun si zëvendësues të Agueros

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Romelu Lukaku

Manchester City do tentojnë që të transferojnë Romelu Lukakun gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjiganti anglez është duke u përgatitur që të gjejnë zëvendësuesin e Sergio Agueros, i cili pritet të largohet në verën e ardhshme.

Pas rinovimit të trajnerit Pep Guardiola me Cityn, dëshira e tij është që të sjell belgun në skuadër, po që për transferimin e tij nevojiten 105 milionë euro.

27-vjeçari u bashkua skuadrës së Interit në vitin 2019, dhe që nga transferimi i tij në Itali ai ka qenë në formë të shkëlqyer, duke shënuar 43 gola në 60 ndeshje.

Lukaku ka arritur të shënoi nëntë gola në nëntë ndeshje ketë sezon, ndërsa sa ishte pjese e Premierligës ai kishte shënuar 113 gola në 252 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat