Liverpooli ka startuar vetëm një herë me formacionin e tyre më të mirë gjatë rekordit për 64 ndeshje si të pamposhtur në shtëpi

Futboll

Liverpooli ka startuar vetëm një herë me formacionin e tyre më të mirë gjatë rekordit për 64 ndeshje si të pamposhtur në shtëpi

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:54
Foto Ilustrim

Liverpooli po vazhdon edhe në këtë sezon më formë të lartë, derisa kanë harruar se si është të humbin një takim në folenë e tyre, Anfield Road.

The Reds nuk e filluar edhe aq mirë këtë edicion të Ligës Premier, duke u mposhtur me rezultat të thellë nga Aston Villa, 7-2, mirëpo më pas u këndellën.

Edhe pse kishin shumë mungesa, Liverpooli arriti që në fundjavën që shkoi të fitonte 3-0 përballë Leicesterit, për t’u pozicionuar në vendin e dytë me 20 pikë, aq sa ka edhe lideri Tottenhami.

Por, The Reds në këso situata kanë qenë edhe në edicionet e kaluara dhe nuk kanë arritur të mbajnë të gjithë lojtarët në gjendje të mirë, përveç një herë dhe ajo ishte në vitin 2018.

Në atë kohë, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp po përballej me Crystal Palacen dhe arritën të fitonin 4-0.

Në atë sfidë, të gjithë lojtarët kryesor ishin të gatshëm dhe Liverpooli dukej një skuadër e frikshme, mirëpo edhe me lojtarët që nuk luajnë rregullisht, skuadra angleze po ia del mjaftë mirë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat