Cristiano Ronaldo, i lindur për rekorde

Futboll

Cristiano Ronaldo, i lindur për rekorde

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:34
Cristiano Ronaldo

Mund të thuhet që numrat nuk duhet të kthehen në një fiksim, ajo që ka rëndësi është kur fiton skuadra, që golat janë të rëndësishëm vetëm nëse sigurojnë tre pikët.

Gjithçka e vërtetë, por shpesh gjërat koinçidojnë, mbivendosen dhe bashkohen duke i kënaqur të gjithë, skuadra që fiton dhe deri te individi që shënon dhe koleksionon rekorde.

Në këtë rast individi është dikush që thyerjen e rekordeve e ka kthyer në zanat.

Rekordet e Cristiano Ronaldos janë të frikshëm, golashënuesi më i mirë në historinë e Championsit dhe të trofeve të Uefa-s për klubet, kryegolashënues i Realit të Madridit, (450 gola në 9 sezone), i vetmi lojtar që ka shënuar në 3 finale të Championsit.

Dhe historia vazhdon, me dygolëshin e shënuar të shtunën e kaluar, portugezi ka vendosur një tjetër rekord personal, këtë herë me Juventusin që pjesërisht reflekton edhe një rekord të skuadrës.

Ronaldo ka shënuar 35 gola në Allianz Stadium në po kaq ndeshje të Serisë A. Pasi nuk shënoi në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Lazios, në javën e dytë të kampionatit 2018-2019, CR7 rikuperoi me golat kundër Sassuolos, me një dygolësh që barazoi proporcionin mes ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuar në shtëpi. Sprinti deçiziv i sezonit të kaluar, ai i garës kokë më kokë me Immobilen dhe i 11 ndeshjeve radhazi duke shënuar gol, nga java e 14 deri në të 25 shërbeu jo pak.

Në pesë ndeshjet e para të luajtura në shtëpi, kundër Napolit, Veronës, Spal , Bolognas dhe Genoas Ronaldo shënoi gjithmonë dhe Juventus në të gjitha rastet mori tre pikët. Një seri e ndërprerë me Milanin, dhe pastaj me rinisjen me të njëjtin ritëm, ndaj Sasuolos, Udineses, Cagliarit, Parmës dhe Fiorentinës, dhe pastaj dhe ndaj Lecces, Torinos, Atalantës, Lazios dhe Sampdorias. Për të ardhur te sezoni aktual.

Me dygolëshin e shënuar ndaj Cagliarit, tre gola në shtëpi këtë sezon, duke përfshirë edhe atë ndaj Sampdorias shifra rrumbullakoset, 35 gola në 35 ndeshje, dhe Juventusi që kurrë nuk është mundur me Ronaldon në fushë në Allianz Stadium në Serinë A. Vërtet i pandalshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat