Mançester United goditet nga një sulm kibernetik i sofistikuar

Futboll

Mançester United goditet nga një sulm kibernetik i sofistikuar

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:42
Mançester United

Mançester United është goditur nga një sulm kibernetik i sofistikuar. Klubi tha se janë të sigurtë se nuk ka pasur një kompromentim të të dhënave të përdoruesve.

Kanalet e klubit, uebsajti dhe aplikacioni zyrtar nuk janë prekur nga sulmi. Sipas drejtuesve, protokollet dhe procedurat që janë vënë në funksion kanë minimzuar shanset e një dëmi ndaj të dhënave të përdoruesve.

“Mburoja tona të sigurisë kibernetike identifikuan sulmin dhe menjëherë fikën sistemet për të parandaluar dëmtimin apo vjedhjen e të dhënave,” tha klubi në një komunikatë zyrtare.

Man United tha gjithashtu se të gjitha sistemet e nevojshme për ndeshjen janë në funksion dhe të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat