Para dhe pas: Pamje që tregojnë se si Coutinho u transformua sa ishte në huazim te Bayern Munichu

Futboll

Para dhe pas: Pamje që tregojnë se si Coutinho u transformua sa ishte në huazim te Bayern Munichu

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:55
Philippe Coutinho

Bayern Munich u shndërrua një skuadër të frikshme gjatë edicionit 2019/20 dhe nuk kishte mëshirë për asnjë kundërshtar.

E filluan me humbjen 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në nëntor të vitit 2019 nën urdhrat e Niko Kovacit që më pas u shkarkua.

Trajneri kroat u zëvendësua nga ndihmësi i tij, Hansi Flick, e nga ai moment, Bavarezët shpërthyen në të gjitha garat.

Image

Bayerni nuk tregoi mëshirë ndaj Tottenham Hotspurit dhe Chelseat në fillim, derisa i njëjti fat e përcolli edhe Barcelonën që u mposht 8-2.

Në ndeshjen ndaj katalunasëve, shënoi edhe i huazuar nga këta të fundit, Philippe Coutinho, që dukej një lojtar krejtësisht ndryshme nga ai Camp Nout.

Braziliani jo vetëm se kishte përforcuar kondicionin e tij, ai madje kishte filluar t’i formësonte edhe muskujt e tij.

Një gjë e tillë është krahasuar edhe në rrjetet sociale, me Coutinhon si dukej para dhe pas huazimit te Bayern Munichu, e ndryshimet janë të dukshme.

Image

Gjatë kohës së izolimit, ndryshime në fizik te Bayern Munichu kishin pësuar edhe Leon Goretzka e Robert Lewandowski, që kishin ndryshuar tërësisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat