Skuadrat nga Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm në garat ndërkombëtare

Futboll

Skuadrat nga Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm në garat ndërkombëtare

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Federata Evropiane e Hendbollit të hënën ka caktuar zonat dhe vazot për shortin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Shorti për garën ku paraqiten Besa Famgas e Prishtina tërhiqet të mërkurën nga ora 11:00.

Dy skuadrat tona janë në vazon e dytë të zonës së dytë. Pra nuk mund të përballen mes vete.

“Kundërshtarë të mundshëm të Besa Famgas e Prishtinës janë: CS Minaur Baia Mare (Rumani), AEK (Greqi), RK Borac mtel (Bosnjë-Hercegovinë), Holon Yuvalim (Izrael), Donbas (Ukrainë), Beykoz BLD (Turqi), Masheka (Bjellorusi), Spor Toto (Turqi)”, ka njoftuar FHK.

Ndeshjet e kësaj fazë luhen muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat