Solskjaer jep lajmin e mirë për Paul Pogbën

Futboll

Solskjaer jep lajmin e mirë për Paul Pogbën

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 23:36
Paul Pogba

Paul Pogba pritet të jetë në fushë të marte në Ligën e Kampionëve.

Paul Pogba mund të kthehet n aksion për Manchester Unitedin në përballjen e Champions League kundër Istanbul Basaksehir të martën mbrëma.

Mesfushori mungoi në ndeshjen kundër West Bromëich Albion të shtunën pas një goditje që mori me Francën, por është stërvitur të hënën me shokët e skuadrës dhe duket të jetë gati për të luajtur.

“Shpresojmë që Pogba do të jetë i gatshëm, ai është stërvitur këtë mëngjes, do të shohim nëse do të ketë ndonjë gjë deri nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat