​Athletic Bilbao deklason Betis

Futboll

​Athletic Bilbao deklason Betis

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:00
​Athletic Bilbao

Futbollistët e Athletic Bilbao shënuan fitore të thellë si vendës sonte kundër Real Betis në ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë të La Ligës spanjolle me rezultat 4:0.

Bilbao në këtë mënyrë shënoi fitoren e katërt në këtë edicion garash dhe u ngjit në vendin e tetë, derisa për mysafirët kjo ishte humbja e gjashtë.

Vendësit erdhën në epërsi përmes autogolit të Victor Ruiz në minutën e nëntë, ndërsa dyfishuan përmes Ander Capa në minutën 33, me të cilin rezultat (2:0) edhe përfunduan 45 minutat e para.

Iker Munian në minutën 59 shënoi golin e tretë për vendësit, ndërsa për katastrofën e Betis u përkujdes Alejandro Berenguer Remiro në minutën 69. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat