Avdijaj i lumtur që rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë

Futboll

Avdijaj i lumtur që rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:54
Ish futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Donis Avdijaj

Ish futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Donis Avdijaj pas një kohe të gjatë është rikthyer në fushë.

Avdijaj që ditë më parë nënshkroi për skuadrën holandeze Emmin, është paraqitur dje në lojë për 27 minuta në humbjen kundër Az Alkmar (1:0) me shpresë se në të ardhmen do të ketë shumë më shumë mundësi.

“Jam shumë i lumtur që pas një kohë të gjatë po luaj prapë. Tash është koha të punojmë shumë për sukseset në të ardhmen”, ka shkruar Avdiaj në “Instagram”.

Avdijaj së fundmi ishte pjesë e kampionatit skocez Hearts, derisa më herët ka qenë pjesë edhe e Trabzonsporit, Willime II, Roda, Strum Gratz dhe Schalke në Bundesliga.

Avdijaj ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, por kohë të fundit nuk po merr ftesë nga Bernard Challandes për shkak të disa problemeve që kishte më të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat