Reali me mungesa të mëdha në përballjen ndaj Interit

Futboll

Reali me mungesa të mëdha në përballjen ndaj Interit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:50
Ilustrim

Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Eder Miltao, janë lënë jashtë skuadrës së Real Madridit që të mërkurën do të përballet me Interin në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane do të jetë pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm në sfidën ndaj Nerazzurrëve, ndërkohë që bëhet e ditur se Casemiro është rikthyer.

Benzema dhe Ramos janë të lënduar, kurse Militao ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Casemiro ka dalë negativ dhe mund të udhëtojë drejt Milanos.

Luka Jovic mungon po ashtu si pasojë e coronavirusit, derisa Federico Valverde e Alvaro Odriozola janë të lënduar.

Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen kundër Interit:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube.
Mbrojtës: Carvajal, R. Varane, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Víctor Chust.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Odegaard, Isco.
Sulmues: Hazard, Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Jr., Mariano Diaz, Rodrygo, Hugo Duro.

Kampioni i La Ligas ndodhet në vend të tretë në Grupin B me gjashtë pikë, derisa Interi është në fund të grupit me vetëm dy pikë. Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar Donetsk mbajnë pozitën një dhe dy me pesë, respektivisht katër pikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat