Paulo Dybala pritet të jetë partner i Cristiano Ronaldos në sulmin e Juventusit në ndeshjen kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.
La Joya ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, mirëpo ka startuar vetëm në tri prej tyre. Golin e vetëm e ka shënuar pikërisht ndaj ekipit hungarez në takimin e parë.
Sipas Sky Sport, trajneri Andrea Pirlo ka vendosur të startojë me Dybalan, derisa Alvaro Morata mund të qëndrojë në bankën rezervë.
Formacioni i mundshëm u Juventusit:
Szczesny; Cuadrado, Danilo, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Arthur, Bernardeschi; Dybala, Ronaldo.
Me fitoren e Zonjës së Vjetër dhe humbjen e Dynamo Kyivit nga Barcelona, Bianconerët do ta sigurojnë kualifikimin, njësoj sikurse edhe Blaugranët.