Griezmann reagon ndaj kritikave: Nuk do t’i shkurtoj flokët as nëse ma kërkon Barca

Futboll

Griezmann reagon ndaj kritikave: Nuk do t’i shkurtoj flokët as nëse ma kërkon Barca

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka thënë se do të refuzonte t’i shkurtojë flokët edhe nëse këtë ia kërkon Barcelona.

29-vjeçari është i njohur për flokët e gata në pjesën më të madhe të karrierës së tij, ndërsa ka vazhduar t’i rritë ato edhe pas transferimit në Camp Nou në vitin 2019 (nga Atletico Madridi).

Francezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Blaugranët, ndërsa tifozët e kanë kritikuar për shumëçka, ndërsa së fundmi edhe për flokët e gjata.

Por, ai është zotuar se nuk do t’i shkurtonte flokët madje edhe nëse diçka të tillë ia kërkon klubi.

“Do t’i mbaj flokët e gjata edhe nëse ma kërkojnë që t’i shkurtoj. Fëmijët dhe gruaja ime duan që t’i mbaj. Që nga ardhja ime te Barcelona, nuk kam folur. Kam thënë se dua të flas vetëm në fushë, jo në publik”.

“Kam marrë komente të ndryshme dhe tash mendoj se është tepruar. Mendoj se është koha që t’i them gjërat si duhet”, ka deklaruar Griezmann për Jorge Valdano në edicionin e fundit të Universo Valdano. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat