Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i interesuar për shërbimet e yllit të Aston Villas, Jack Grealish.
Anglezi ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Premierligë kohën e fundit dhe pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll.
Sipas Independent, Guardiola ka pyetur edhe yllin e skuadrës, Kevin de Bruyne për mendimin e tij lidhur me te.
Belgu gjithashtu është admirues i Grealish dhe e sheh si lojtari adekuat që City duhet ta transferojë.
Sidoqoftë, ky transferim nuk do arrihet nëse nuk paguhet vlera e 100 milionë eurove.