Përkrahës i Millosheviqit dhe Arkanit, ja historia e trajnerit serb që Edi Rama i dërgoi letër

Futboll

Përkrahës i Millosheviqit dhe Arkanit, ja historia e trajnerit serb që Edi Rama i dërgoi letër

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:12
Përkrahës i Millosheviqit dhe Arkanit, ja historia e trajnerit serb që Edi Rama i dërgoi letër

Sinisha Mihajlloviq ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mihajlloviq, trajner aktual i klubit të Serie A, Bologna, ishte i sëmurë dhe po luftonte me leukeminë kur i erdhi mesazhi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I lindur në Vukovar nga një baba serb nga Bosnja dhe një nënë kroate, Mihajlloviq shprehet se e ndjen vetën serb.

Karrierën e filloi tek NK Borovo, për të luajtur më pastaj tek Vojvodina, Cërvena Zvezda e Beogradit, Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi.

Mihajlloviq ka një histori të bujshme të gjesteve josportive, ku në vitin 2000 kishte abuzuar me baza racore yllin e Arsenalit, Patrick Viera duke e quajtur “një majmun i pështirë i zi”.

Serbi mund të ishte dënuar me tri vite burgim nëse Viera nuk do ta kishte tërhequr akuzën.

Një përkrahës i Sllobodan Millosheviqit dhe Zhelko Razhnatoviqit, i njohur si Arkani, Mihajlloviq thuri lavde për kriminelin i cili u vra në vitin 2000, në një hotel të Beogradit duke e quajtur “një patriot dhe një mik”.

Ai shkoi aq larg madje se u kërkoi fansave të Lazios të shfaqnin një baner në nderim të Arkanit.

Mihajlloviq ishte edhe trajner i Serbisë gjatë viteve 2012-2013, ku përjashtoi Adem Lajiq për shkak se ai nuk këndoi himnin kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat