Milan nis negociatat me Lillen

Futboll

Milan nis negociatat me Lillen

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:43
Milan nis negociatat me Lillen

Më 5 nëntor fantazisti turk Yousuf Yazici shënoi tre herë në portën e Milanit, duke u shkaktuar kuqezinjve humbjen e parë pas shumë muajsh, ndërsa tani Maldini e Massara kanë nisur punën për ta sjellë 23-vjeçarin në Serinë A.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se drejtuesit kuqezinj do të shfrytëzojnë ndeshjen Lille-Milan për të negociuar me presidentin e klubit francez për blerjen e kartonit të talentit Yazici.

Aktualisht kartoni i turkut vlerësohet rreth 25 milionë euro, por për shkak të rrethanave ekonomike e marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, marrëveshja mund të arrihet edhe për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh.

Gjithsesi ardhja e Yazicit në Milano lidhet ngushtë edhe me fatin e patriotit të tij, Hakan Calhanoglu, i cili ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit dhe deri tani ka refuzuar të rinovojë bashkëpunimin.

Gjasat janë që Calhanoglu të largohet këtë verë nga Milani, por nëse numri 10 do të vendosë të qëndrojë ende në “San Siro”, atëherë kuqezinjtë do të heqin dorë nga negociatat për Yazici, pasi të dy mbulojnë të njëjtin rol në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat