Përplasje në dhomat e zhveshjes dhe kërcënim

Futboll

Përplasje në dhomat e zhveshjes dhe kërcënim

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:45
Përplasje në dhomat e zhveshjes dhe kërcënim

Situatë aspak e qetë te Napoli, pas humbjes në shtëpi ndaj Milanit, me rezultatin 1-3.  Zhgënjimi ishte i madh teksa kjo u pa qartë që në fjalët e para të Xhenaro Gatuzos:

“Nuk më pëlqejnë disa sjellje, nëse bëjmë si profesorë nxjerrim në pah të metat tona”.

Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga lojtarët çka ka sjell një përplasje ndërmjet tyre dhe trajnerit, një debat me tone të larta në dhomat e zhveshjes aq sa ka bërë që Gatuzo të kërcënoj me largim.

“Nëse gjerat nuk ndryshojnë jam i gatshëm të largohem”, mësohet të këtë thënë tekniku i të kaltërve, sipas “Correre dello Sport”.

Ky lajm i publikuar nga gazeta italiane është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga klubi i Napolit, teksa duken se gjërat janë sheshuar disi dhe ai moment aspak pozitiv duket se është lënë pas krahëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat