Historia e fotografisë! Arifi: Ja përse qante dikur Dashmiri!

Futboll

Historia e fotografisë! Arifi: Ja përse qante dikur Dashmiri!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:55
Historia e fotografisë! Arifi: Ja përse qante dikur Dashmiri!

Trajneri tetovar i grupmoshave të reja te KF Shkëndija dhe ish futbollisti i njohur, Bashkim Arifi i është gëzuar debutimit me gol të lojtarit të tij Dashmir Elezi.

Ylli i ri i Shkëndijës një ditë para derbit me Shkupin festonte ditëlindjen, duke mbushur 16 vite, ndërsa në ditën e Alfabetit shënoi gol.

E pas përfundimit të ndeshjes në fjalë, trajneri Bashkim Arifi në llogarinë e tij në facebook kishte publikuar një foto domethënëse, ku kishte ngushëlluar Dashmirin deri sa ai po qante.

Arifi për News-TV ka rrëfyer historinë e fotografisë. 

“Kjo fotografi është para disa vitesh, më duket e vitit 2017 dhe ne luanim finalen kundër Vardarit. Ndeshja përfundoi 4:4 dhe me penallti e humbëm ndeshjen.

Dashmiri luante për gjeneratën 2004. Unë isha trajneri i tij. Dhe, paramendo pse ka qarë. I ka ardhur keq për trajnerin pse nuk e fitoi finalen. Kështu i kishte thënë babait të vet”, tregon Arifi historinë e asaj fotografie tejet interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat