Përgatit kontratë 10-vjeçare për Lionel Messin

Futboll

Përgatit kontratë 10-vjeçare për Lionel Messin

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:30
Përgatit kontratë 10-vjeçare për Lionel Messin

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

E ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet mister, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me kalimin në Premierligë.

Sipas The Times, “Qytetarët” do t’i ofrojnë kontratë 10-vjeçare sulmuesit që ta bindin të transferohet në “Etihad”.

Messi do vendos të ardhmen në fillimin e vitit 2021, në fakt ai do këtë të drejtë të nënshkruajë kontratë paraprake, meqenëse kontrata i skadon në qershor.

Në rast se i ofrohet kjo super kontratë, atëherë Messi do mbetet të gjiganti anglez së paku deri në moshën 43-vjeçare.

Mbetet të shihet nëse do ndodh transferim, ngase interesim për lojtarin vazhdojnë të tregojnë edhe klubet e tjera të mëdha, si PSG dhe Inter Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat